Një video është postuar në rrjetet sociale që tregon një moment të sikletshëm mes përfaqësueses ukrainase dhe asaj ruse në konkursin Miss Universe të mbajtur javën e kaluar në New Orleans.

Pasi përfaqësuesja e Ukrainës kishte folur për marrëdhënien e saj me përfaqësuesen ruse në Miss Universe, është publikuar një video e një momenti të vështirë mes tyre.

Në video shihet arritja e modeles ruse, Anna Linnikova, teksa tashmë pozojnë përfaqësueset e vendeve të tjera. Rusja ndaloi një vend larg ukrainases.

Viktoria Apanasenko që përfaqësonte Ukrainën më pas i kërkoi Miss Kolumbisë të ndërronte vendet, në mënyrë që ajo të ishte sa më larg ruses.

Pas konkursit, ajo i tha kanalit televiziv ukrainas TSN News se përpjekjet për ta skualifikuar përfaqësuesen e Rusisë kishin dështuar. Apanasenko komentoi gjithashtu përpjekjet e garueses ruse për të bërë fotografi pranë saj në konkurs.

@missu_coCuriosidad: Al llegar la chica de Rusia 🇷🇺, la chica de Ucrania 🇺🇦 hace cambiar a Colombia 🇨🇴 de su puesto. 🤔

♬ sonido original – Missu 👑

“Atë e kishte ngarkuar komiteti i saj organizativ që të bënte një selfie me mua. Dhe kjo nuk është hera e parë që e provon. Unë kam vetëm një pyetje për të dhe deri më tani nuk kam marrë përgjigje – a e mbështet ajo politikën e presidentit të saj që filloi luftën në Ukrainë apo jo. Disa herë ata ofruan të bënin një ‘video miqësore’”, kishte thënë më herët bukuroshja ukrainase./Telegrafi