Sipas mediave kroate Mali i Zi i frikësohet tubimit të sontem në Podgoricë

HomeLajmeRajoni

Sipas mediave kroate Mali i Zi i frikësohet tubimit të sontem në Podgoricë

Në organizim të “Organizatave patriotike të Malit të Zi” sonte në Podgoricë do të mbahet tubimi i pērkrahësve të presidentit aktual Millo Gjukanoviq me moton “Mali i Zi ju thërret, nuk keni arsyetim”.

Ky tubim është i thirrur pas tubimit të koalicionit proserbë të enjtën në Cetinje dhe pas shkrimit të parullave çetnike kundër popullatës boshnjake (Turci selite se) në qytetin Plevla.

Koalicioni proserbë “Për të ardhmën e Malit të Zi”  i cili pritet ta formon qeverinë  parasheh që do të ketë trazira dhe dhunē të cilat do ti shkaktojnē grupet ekstremiste të tifozëve nga vendet fqinje, para së gjithash nga kroacis, të angazhuara nga Millo Gjukanoviq.

Nga ana tjetër organizatorët zotohen qe të dielën nē Podgoricë do të shihet ” njē Mali i Zi zotëri, patriotik dhe evropian” dhe se “askush as që do të kqyret shtrembtë, nuk do të kërkohet nga askush që të shpërngulet nga shteti i vet dhe së dora e askujt nuk do ngrihet për dhunë po vetēm për ta përshēndetur atdheun tonë të përbashkët.

COMMENTS

x