fbpx

Sipas Hoxhajt, Kosovës mund t’i hapen dyert e NATO-s nëse pranon propozimin franko-gjerman

HomeLajmeKosovë

Sipas Hoxhajt, Kosovës mund t’i hapen dyert e NATO-s nëse pranon propozimin franko-gjerman

Çdo ditë e më shumë po rritet diskutimi në lidhje me propozimin franko-gjerman, ndonëse detajisht ende nuk dihet përmbajtja e tij.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për tëvë1 thotë se e ka parë dokumentin franko-gjerman, e që sipas tij, nëse Kosova i thotë po këtij propozimi, hap rrugën për avancim në arenën ndërkombëtare.

“Dokumenti ka qëllime të qarta, parime të qarta se si amerikanët, gjermanët dhe francezët, me fjalë të tjera perëndimi, e sheh një shpejtësi të re, një kapitull të ri dhe qëllime të matshme për Kosovën dhe Serbinë në vitet e ardhshme. Tash do të varet shumë prej palëve se si do ta shohin procesin. Nëse Kosova i thotë po dokumentit, e ka mundësinë që të hyjnë dhe të negocion një marrëveshje e cila do të sillte integrimin euroatlantik të Kosovës në faza, e kam fjalën mund të hap derën që të anëtarësohemi në NATO dhe nëse ndodh anëtarësimi i Kosovës në NATO, mendoj në një kohë kur siguria, lufta dhe dramat njerëzore janë rikthyer në vëmendje të opinionit publik, do të ishte arritja më e madhe, se sa anëtarësimi i vet i Kosovës në OKB. Meqenëse është NATO ajo që po mbron shtete. Nuk është OKB-ja ajo që po mbron shtete”, deklaroi Hoxhaj.

E në këtë fazë të dialogut, kanë filluar të përmenden edhe afatet kohore për arritjen e marrëveshjes. Për këtë çështje Hoxhaj thotë se marrëveshja mbi të gjitha duhet të arrihet brenda vitit të ardhshëm.

“Para dy javësh është thënë që pritja jonë është që kjo temë të mbyllet për dy javë, meqenëse sot është Samiti i Berlinit, i Procesit të Berlinit, tash po dëgjoi që ka një afat të ri, që mund të jetë java e parë e dhjetorit. Afate në diplomaci shpesh herë janë si instrument për të bërë presion,…Unë ju them me përgjegjësinë më të lartë që lufta në Ukrainë 2022 ka treguar që më mirë për Kosovën do të ishte të arrijë një marrëveshje finale, 2013,14,15,16,17 kur opozita ka djeg Kuvendin përmes tymit edhe përmes dhunës, se sa ta lëmë pas Ukrainës dhe ma mirë është me e arrit një marrëveshje 2023 para zgjedhjeve në Amerikë dhe para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, se sa me e lënë mas 2024”, shtoi ai.

Në bazë të asaj që është thënë deri më tani, është mësuar që ky propozim nuk e parasheh, marrëveshjen e ndërsjellë në këtë fazë, por në periudha të mëvonshme.