fbpx

Sindikalisti i reagon Kurtit: S’kemi lypë lëmoshë, por dinjitet

HomeLajmeKosovë

Sindikalisti i reagon Kurtit: S’kemi lypë lëmoshë, por dinjitet

Sindikalisti Ali Sefaj ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti që ofroi një pako të re në përballje me inflacionin.

Ai tregoi se për zyrtarët publik do të ndahen nga 50 euro nga 1 shtatori deri në përfundim të këtij viti fiskal.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i sindikalistit Ali Sefaj, i cili ka thënë se nuk po kërkojnë lëmoshë, por dinjitet, dhe ka thënë së pse po u ofrohen 50 euro, e jo 200 ose 500 euro.

“Kjo ideja për me linçu njerëz është kogja e poshtër. Secili qe ka punu dhe sa angazhu ka mundur dhe mundet me gabu.

Nëse kërkesat janë të drejta dhe të arsyeshme s’ka rendësi emri i inicuesit, por nëse kërkesat janë të pamundeshme dhe të paarsyeshme s’kanë rendësi emri as vepra e inicuesit.

Nëse kërkoni shenjetor, para se të flisni, shani dhe shkruani shiheni vetën në pasqyre!”, shkruan ai.

x