Connect with us

Kosovë

Sindikalistët reagojnë pasi që mendojnë se qeveria po u hakmirret me ndalimin e kuotës në mënyrë digjitale nga e-Kosova

Publikuar

me

Të gjithë sindikalistëve të Kosovës, kuota që u është ndaluar sipas sistemit të kaluar, tashmë do t`u ndalohet në mënyrë digjitale, nëpërmjet platformës E-Kosova. Për këtë, disa nga sindikatat kanë reaguar, sepse sipas tyre, nuk kanë qenë të informuar në kohë, në mënyrë që të gjithë anëtarët të anëtarësohen.

Ka më shumë se tre muaj, përmes një njoftimi elektronik drejtuar federatave sindikale të Kosovës ministria e financave, përkatësisht thesari i i kësaj ministrie i ka njoftuar këto federata që inkasimi, apo ndalimi i kuotës do të kalojë në formë digjitale te platforma e-Kosova.

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike tha se ky proces është i kundërligjshëm.

“Ne konsiderojmë që është në kundërshtim në plotni mbi ligjin mbi organizimin sindikal, ku ligji e parasheh që kuota të ndalet nga punëdhënësi, në këtë rast i dërgohet në xhirollogari të sindikatave”, thotë Gashi.

E Sindikatën e Arsimit e ka zënë në befasi ky ndryshim i ndalesës së kuotave përmes platformës elektronike . Sipas Blendor Shatrit, nuk kanë pasur afat të mjaftueshëm për regjistrim, megjithatë, anëtarësia janë ftuar që të regjistrohen.

“Numri deri më tani ka arritur deri në 15 mijë të anëtarësuar. Sistemi ka shfaqur edhe probleme teknike për çka sindikatat janë takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati”, thotë Shatri.

“Ai u ka premtuar të gjitha federatave sindikale që do të përpiqet që ta rregullojnë këtë çështjen teknike, në mënyrë të funksionimit sa më të mirë të ndalesës së kuotës”.

Për këtë çështje federatat sindikale kanë adresuar ankesë tek Avokati i Popullit.

“Sindikatat e kanë adresuar një shqetësim, largimin e mbledhjes së kontributeve nga sistemi e-Kosova, ndërkohë e kanë parashtruar një kërkesë me shkrim”, thotë Naim Qelaj, Avokat i Popullit.

“Deri më tani nuk kemi dalë më një qëndrim, jemi në shqyrtim të kësaj ankese, dhe besoj që sapo të përfundojmë krejt analizën e rastit , do të dalim me një qëndrim zyrtar për këtë çështje”.

Përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës, pas një takimi me me ministrin e Financave, Hekuran Murati, sqaruan pasojat që mund t’i kenë sindikatat nga ky proces, dhe të njëjtit presin që nga muaji janar të zgjidhet kjo çështje.

Për këto ankesa të sindikatave, RTK gjatë ditës ka provuar të marrë një përgjigje nga Qeveria, por askush nga ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje.

Reklama