fbpx
HomeLifestyleShendetësi

Simptomat e coronavirusit mund të zgjasin shumë më gjatë nga sa mendohet, thonë ekspertët

Ka kaluar pothuajse më shumë se gjashtë muaj nga pandemia COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se gjashtë milionë amerikanë, ku publiku dhe ekspertët po mësojnë se ndikimet e virusit mund të zgjasin më shumë sesa pritej.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se shumica e amerikanëve që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus mund të kthehen në punë ose shkollë 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, përveç nëse sëmundja kërkon shtrim në spital.

Por studimi i ri sugjeron se virusi dhe simptomat e saj nuk përfundojnë brenda kësaj periudhe kohore, raporton CNN.

Sipas hulumtimit të botuar në British Medical Journal, pacientët duhet të presin më shumë se një muaj para se të konstatohet se e kanë mposhtur coronavirusin, transmeton Telegrafi.

Studimi sugjeron gjithashtu që rreth një në pesë teste negative janë të rreme, që do të thotë se shumë më shumë po e përhapim virusin.

Edhe pse pacientët rezultojnë negativ, shumë raportojnë se simptomat e tyre – nga dhembjet, humbja e nuhatjes deri tek gjendja shpirtërore – mund të zgjasin me muaj të tërë.

“Ne mendojmë se ky dëmtim afatgjatë mund të jetë pjesërisht për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut, një lloj gjurme që virusi lë edhe kur është zhdukur nga trupi”, tha William William Li, duke shtuar se studiuesit kanë parë virusin që dëmton enët e gjakut që lidhin tërë trupin./Telegrafi

COMMENTS