Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

HomeIde Shqip

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

Nuk po shkruaj këtu (veç pse mundem) me i kritikuar mediat e institucionet përkatëse për temën që po e shtroj. Por po shkruaj për të shpreh indinjatën time të thellë për mjerimin që na ka kapluar.

Shkruan: Mustafë Bajrami

Fjalën e kam për pasqyrimin dhe analizimin e ngjarjeve të rëndësishme që po ndodhin në botë, që kanë ndërlidhje mes vete, e ku direkt ose indirekt ‘prekun’ edhe shoqërinë tonë. Nëse jot sot, nesër po se po.

Sa i përket këtyre analizave, shoqëria jonë është në fund të pusit. Është për mjerim. Po tregohemi indiferentë e injorantë aq sa, krahasuar me ato që i dëgjojmë e i lexojmë nëpër mediat e huaja, filluar nga vendet e rajonit e tutje, ne jemi një karikaturë e vërtetë.

Si është e mundur që një shoqëri me afër 2 milion banorë të mos ketë njohës profesionistë të politikave ndërkombëtare që t’i shpegojnë si duhet raportet, rrjedhat e refleksionet e ngjarjeve që ndodhin në botë e përreth nesh? Si është e mundur të mos kemi asnjë analist profesionalist që arrin t’i ndërlidhë shkaqet e ndodhive e pastaj t’i shtrojë në mënyrë analitike pasojat e ngjarjeve të mëdha që ndodhin në botë e përreth nesh? Me çfarë logjike kaq shumë debate shterpe për politikat e brendshme, ndërsa për botën e jashtme që kaq shumë ndikon në ne, thuajse kurrë dhe asnjëherë? Apo, nëse i kemi dëgjuar ndonjëherë, pse vetëm diskriptivë por jo analiza të atilla që i dëgjojmë prej të tjerëve? Kush është problemi? Çfarë na ka gjetur e çka po ndodhë me ne? Nuk lexojmë apo qëllimshëm nuk duam të dimë?

Hajde ta konsiderojmë Lindjen e Mesme regjion të largët, që kinse s’na lidhë asgjë me te, e për të cilën thonin se nuk na intereson e as duhet të identifikohemi me te! T’i lëmë menjanë edhe vendet tjera muslimane e Azinë e Largët për të cilat thuhej njëjtë si për Lindjen e Mesme! Të marrim, pra, rastin e Ukrainës që ‘prekë” direkt interesat tona si shoqëri, si shtet e secilin qytetar veç e veç! Rusinë e cila ka shtrirë ndikimin e saj nga këndej Danubi në Ballkan e deri atje përtej Koresë në Pacifik! Pse të mos flitet në debate për këto ngjarje që kaq thëllë e kaq shpejt po ndryshojnë botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në te? Gjithsesi edhe rrethanat në gjeografinë shqiptare!

kaq shpejt po ndryshojnë botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në te? Gjithsesi edhe rrethanat në gjeografinë shqiptare!

Nëntëdhjetë përqind të debateve tona (politike) bëhen për tema të parëndësishme dhe ashtu zhurmueshëm sa shoqëria jonë ka filluar të ndjejë neveri ndaj asaj që e dëgjon për çdo natë nëpër televizionet tona. Debate që do të ishte marre të dëgjoheshin edhe në televizione lokale me shikueshmërinë më të vogël të mundshme.

Kam përshtypjen se në vendin tonë vepron një mekanizëm i fshehtë destruktiv i cili qëllimshëm dhe në mënyrë dashakeqe inspiron njerëzit për të bërë keq dhe i ç’orienton njerëzit nga e mira! Mekanizëm djallëzor që ka ngulfatur shoqërinë tonë. Që ka bërë të urrehet çdo gjë e gjithsecili. Që krijon atmosferë në të cilën vetëm keq flitet!

Po e përsëris: Nuk po shtroj këtu kritika (veç) sa për të kritikuar. Tek e fundit, kritikat tek ne janë bërë të tepërta e neveritëse sa kanë humbur tërësisht sensin e kritikës konstruktive. Secili kritikon secilin, çdo kush kritikon çdo gjë, e në fund asnjëri prej nesh nuk ndërmerr hapa konkret për ta ndryshuar gjendje. Në fakt, këtu po e shprehi shqetësimin tim dhe po bëjë thirrje për vetëdijësim dhe për këndellje të ndëregjegjes sonë. Po i bëjë thirrje sidomos atyre që janë përgjegjës për informimin dhe edukimin e qytetarëve të këtij vendi. Thirrje atyre që e kanë në dorë ndryshimin e situatës. Që mund ta bëjnë. Por që nuk po e bëjnë!

Ka kohë që propozoj me fjalë e me shkrim themelimin e Instituteve Kërkimore përkatëse për rrafshe të caktuara e për nevojat e shoqërisë sonë. I kam shkruar qeverive të kaluara dhe u kam dorëzuar me shkrim e të protokolluara propozimet e mia për themelimin e një Instituti për Hulumtime Strategjike që do të duhej ta kishte shteti jonë. Institut ky që do ta furnizonte Qeverinë dhe institucionet tjera relevante me studime të nevojshme për hapat e duhur që do të duhej t’i ndërmerrte politika. Kërkesat e mia janë refuzuar në heshtje. Edhe Kryeministrit të tanishëm i jam drejtuar me të njëjtat propozime. Mbase edhe njerëzve tjerë kompetentë. Deri më tani nuk kam dëgjuar të jetë bërë diçka konkrete në lidhje me këtë. Dikur, në vitin 2012 i pata propozuar me shkrim edhe Bashkësisë Islame të Kosovës ta themelojë Insitutin teologjik kërkimor. Mbase i pata dorëzuar edhe projekt-dokumentin se si do të duhej të ishte ai institut, si do të mund të organizohej puna kërkimore, e me çfarë strategjie do të ishte më së miri të punohej.

Institutet kërkimore krijojnë kuadro kompetentë për të shpjeguar e analizuar ngjarjet e rëndësishme. Fakultetet në të gjitha nivelet e tyre “prodhojnë” kuadro sa për të nisur rrugëtimin e tyre në fusha kërkimore. Jo më shumë. Ndërsa profesionistët “prodhohen” nëpër institute të cilat i mungojnë kësaj shoqërie. Në mungesë të tyre pastaj dalin gazetarë, ish-politikanë e të tjerë që flasin pa kompetencë e pa njohuri të nevojshme. Dhe si rezultat, krijohet kjo gjendje në të cilën jemi ne. Pikërisht në fund të pusit krahasuar me vendet e botës.

Duke dëshiruar të qëndroj larg të qenurit kritik si shumë kritikues të paskrupullt dhe i nisur nga vullneti i mirë në kërkim të njerëzve profesional për temat që i përmenda më lartë, më sakt, duke shpreh objektivitetin dhe qëllimin tim të mirë, këtë shkrim po e përmbylli me këtë ajet të Kur’anit Famëlartë:

“Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme, udhëzon për punë të mbara dhe ndalon nga e liga”. (Al-u Imran: 104).

(Veltekun minkum ummetun jed’une ile’l-hajri ve je’murune bi’l-ma’rufi ve jenhavne ani’l-munker).

COMMENTS

x