fbpx

Si ta f..i Rama? Majko në emisionin e humorit: “Në PS sa më shumë punon aq më shumë taksohesh”

HomeShqiperi

Si ta f..i Rama? Majko në emisionin e humorit: “Në PS sa më shumë punon aq më shumë taksohesh”

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, Pandeli Majko, i cili në këto zgjedhje ndodhet në atë që konsiderohet “vija e zjarrit” ka komentuar me humor renditjen si i 19-ti në listën e Tiranës gjatë intervistës plot humor në “Klanifornia”.

Pyetjes “Si ta futi Rama, lihesh ti i 19-ti?!”, Majko i përgjigjet: “Kjo është arsyeja pse unë… Një nga logot rezervë të fushatës është: atë 19-tën ku ta kesh!”

Majko u pyet se kush ia bëri “puçin’”, teksa i kanë nxjerrë një sinkron të Ahmetajt se “autore” ishin Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

Ndërsa komentoi Ahmetajn dhe taksën progresive, Majko tha se “në PS më shumë të punosh aq më shumë taksohesh”.

Gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar Pandeli Majko u shpreh se nuk kishte folur “pasi kishte bërë një operacion në gojë”.

COMMENTS