fbpx

Si ta dalloni që është ‘bad boy’ pa rënë ende në dashuri me të

HomeLifestyleLove

Si ta dalloni që është ‘bad boy’ pa rënë ende në dashuri me të

1. Refuzon t’i vendosë një emër marrëdhënies tuaj
Ju keni muaj që dilni dhe ti ende s’e ke të qartë nëse jeni të dashur, shokë apo thjesht 2 të njohur që herë pas here bëni seks rastësor. Këto dilema vijnë si pasojë e sjelljes tipike të Don Zhuanit që keni fiksim për momentin. Këta tipa nuk duan t’i vënë një emër raportit edhe nëse keni 7 fëmijë me ta. Kjo sepse përcaktimet në trurin e tyre barazohen me kufizim lirie dhe për një “bredharak” është frika më e madhe.

2. Ai gënjen vazhdimisht. Justifikohet gjithashtu
Ti e ndjen çdo herë që ai e bën këtë, thjesht e justifikon me ndërgjegje të plotë. Gënjeshtrat e tij nisin nga ato më klasiket deri tek më të çuditshmet që i besoni me shumë dëshirë.

3. Sillet gjithmonë çuditshëm me telefonin e tij
Jo vetëm që nuk ke asnjë shans të kontrrollosh telefonin e tij, por e mban atë si gjënë më të shtrenjtë që ka. Sigurisht që s’ka gjëra të rëndësishme për të bërë me të, përtej faktit që pret mesazhe nga vajzat me të cilat flirton në DM.

4. Nuk do të të prezantojë tek familja apo miqtë e tij
Nëna e tij s’ka dëgjuar kurrë për ty dhe deri tani s’ke takuar asnjë nga shokët e tij. Nuk të përfshin në gjërat e rëndësishme dhe kjo shenjë, dukshëm s’është pozitive nëse po mendon për diçka serioze me të.

5. Rikthehet gjithmonë kur bëhet fjalë për seks
Para seksit është gati të të japë gjithë botën. Kthen përgjigje pa kaluar 1 sekondë dhe mund të vijë poshtë shtëpisë tënde sapo ti t’i japësh OK. Gjithçka fillon pas seksit. Kur ai kthen shpinën për t’i kthyer përgjigje vajzave të tjera në Instagram.

6. Janë oratorë, karizmatikë dhe gjithçka që i pëlqen vajzave
Ata dinë të bëjnë batuta nga më interesantet, dinë si të të japin vëmendje, të komplimentojnë dhe të bëjnë të besosh që në takimin e parë se sytë e tyre s’shohin gjë tjetër veç teje. Dokrra! Sharmit të një djali të keq s’i shpëton dot dhe fatkeqësisht është tepër vonë kur kupton kë ke përballë!