Connect with us

Lajme

Si po përpiqet Top Channel ta njollosë Luiz Ejllin?

Publikuar

me

Edhe “Topi” ra në lojën e njeriut më të përfolur për momentin, Luiz Ejllit.

Ejlli, i cili ishte një emër i panjohur për publikun arriti që të thyej çdo rekord shikueshmërie.

Publiku as nuk e “kryqëzoi” pse ai gënjeu se vuante nga një sëmundje. Shumë prej tyre madje mendojnë se Ejlli është i sëmurë, por produksioni i Big Brother po e fsheh një gjë të tillë. Një gjë dihet, publiku është i ndarë në dysh.

Por, mendjen ka ndarë televizioni “Top Chanel” të cilët pothuajse çdo ditë publikojnë lajme për ta njollosur emrin e Ejllit.

Faqja zyrtare e Big Brother publikon artikullin me lajmin “AKUZA E NOTERËVE PËR LUIZIN: “NA KËRKOI LEKË PËR PROBLEME SHËNDETËSORE“.

Por, asgjë nuk i bën shqiptarët të ndërrojnë mendje për tashmë “idollin” e tyre. I sëmurë ose jo, me akuza a pa to, një gjë është e sigurt, shikueshmëria ndaj këtij spektaklit u rrit tejmase prej figurës së Ejllit.

Çfarë thotë artikulli?

Dy noterë, Artan Treska (ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës) dhe Fatmir Laçej (nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve), të cilët treguan pse Luizit i është hequr licensa e noterit. Noterët pretendojnë se përmes një kërkese zyrtare në vitin 2018, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra. “

Lajmet se Luizi mund ta ketë përdorur sëmundjen dhe më parë për të fituar para kanë sjellë një reagim nga familjarët e tij. Ato kanë bërë një status në rrjete sociale ku kanë shkruar se dikush po mundohet t’i prishë imazhin këngëtarit në një kohë kur ai nuk është prezent për të dhënë shpjegimet e tij apo për t’u vetëmbrojtur.

“Hilja” e produksionit për protestat që u bën për Luizin

Qindra fansa të këngëtarit Luiz Ejlli, banor i Big Brother Albania, ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri në mbështetje të konkurentit të tyre të preferuar.

Pas kësaj, produksioni i kishte futur brenda në dhomën e ndejës të gjithë banorët dhe kishte mbyllur dyer e perde si dhe vendosi muzikë të lartë që konkurrentë të mos kuptonin se çfarë po ndodhte jashtë.

Pse Big Brother nuk lejon surpriza për Luiz Ejllin?

Fansat vazhdojnë të këmbëngulin të dërgohen parashuta me dedikime për të preferuarin e tyre Luiz Ejlli. Por siç e kemi parë të gjithë, produksioni i ka kërkuar banorëve të futen brenda në shtëpi dhe të mos shohin dedikimet e fansave.

Nuk dihet nëse këtë e ka bërë që të mos “marr zemër” Luizi, apo që të mos ndihen keq banorët e tjerë.

Ndryshe, rrjetet sociale janë ‘pushtuar’ nga këngëtari dhe është gati e pamundur që të mos hasni në ndonjë video ku ai bën batuta apo i sfidon banorët e tjerë të shtëpisë.

Vetëm në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 644 milionë ‘hashtag’-s ndërsa ka mbi 87 milionë MS të tjerë.

Ai ka thyer çdo rekord. Ka trazuar Shqipërinë dhe Kosovën. Fenomeni Luiz Ejlli ka bërë që shumë njerëz të pinë kafe në emër të tij. E madje, shumë lokale të tjera janë ankuar se nuk po kanë punë në ditët kur është “prime”, pasi e përcjellin Ejllin.

Me a apo pa mbështetjen e “Top Channel”, Ejlli po vazhdon lojën në Big Brother Vip Albania 2, me mijëra fansa pas tij.

Reklama