fbpx

Si e njohu Rusia de fakto Kosovën

HomeLajmeKosovë

Si e njohu Rusia de fakto Kosovën

Kur ka kaq shumë sinjale që tregojnë se Rusia do ta njohë Kosovën, sepse kërkon njohje të ngjashme për Donetskun dhe Luhanskun, ato nuk janë më rastësi, shkruan Orhan Dragaš.

Dr Orhan Dragaš është pjesë e Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë.

Botuar në Euractiv, përkthyer nga Rruga Press

e Mbrojtjes definitivisht e konsideron Kosovën shtet të pavarur. Ajo e përfshiu Kosovën në listën e vendeve, qytetarët e të cilave erdhën për të luftuar në anën e Ukrainës, së bashku me Poloninë, Britaninë, Amerikën dhe rreth gjashtëdhjetë vende të tjera nga e gjithë bota. Të gjithë ata janë të njohur ndërkombëtarisht dhe janë anëtarë të OKB-së.

Serbia nuk është në listë, as si shtesë apo shpjegim për emrin e Kosovës, as në fusnotë me yll.

Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes ruse e trajton Kosovën me respekt të plotë, siç e meritojnë vendet e njohura ndërkombëtarisht. Në fillim të agresionit kundër Ukrainës, pas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralit Igor Konashenkov, për ditë të tëra në konferencat e tij ishte një hartë e Evropës Lindore me kufijtë e përcaktuar qartë të Kosovës si shtet më vete.

Ne besojmë se Ministria ruse e Mbrojtjes është një institucion shumë serioz dhe nuk lejon që t’i depërtojnë gabimet, shkapërderdhja dhe pakujdesia, veçanërisht kur kapacitetet e saj janë mobilizuar në maksimum dhe kur kjo çon në një pushtim në shkallë të gjerë të një shteti sovran fqinj.

Ne as që besojmë se ka një hendek komunikimi midis ministrive të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, ku gjeneralët nuk kanë nevojë të dinë të gjitha detajet e politikës së jashtme të vendit të tyre. Këto janë makineritë më të larta burokratike të një shteti të gjerë dhe nuk ka vend për gabime atje, veçanërisht kur e gjithë bota po shikon, duke shqyrtuar çdo fjalë.

Këtu, ne argumentojmë se Rusia në thelb e trajton Kosovën si një shtet të pavarur pa e shpallur atë. Dy “gabimet” e Ministrisë së Mbrojtjes janë vetëm vazhdimësia e një liste të gjatë gjestesh, duke përfshirë deklaratën e lidershipit më të lartë politik, që tregon se Moska e konsideron Kosovën një vend të pavarur, sidomos kur dëshiron të përfitojë nga një qëndrim i tillë në favor të pushtimeve të saj territoriale.

Diplomatët rusë nuk u përpoqën t’i “fusin në kontekst” fjalët e fundit të Vladimir Putinit, kur ai tha, në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se ai e njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut u bazuar në rastin e Kosovës si precedent.

Mirëpo, diplomatët rusë e dinin se ky identifikim i Kosovës me Donetskun dhe Luhanskun ishte një tronditje për Serbinë. Në vend të kësaj, ata përsëritën frazat e vjetra që përmendnin Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Rusinë që mbronte sovranitetin e Serbisë.

Kur ka shumë rastësi, ato nuk janë më rastësi.

Nuk ishte rastësi që Vladimir Putini pati një bisedë të përzemërt me Hashim Thaçin në Paris për të përkujtuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të dy duke u paraqitur si të barabartë. Nuk ishte rastësi kur njeriu i parë i Federatës Ruse të Futbollit, Aleksandr Avdeyev, uroi kolegun e tij kosovar Agim Ademi për marrjen e detyrës me mesazhin se Kosova “mund ta llogarisë gjithmonë mbështetjen e Federatës Ruse të Futbollit në të gjitha çështjet e futbollit”.

Më e rëndësishmja, nuk ishte rastësi që vendimet e Rusisë për njohjen e Donetskut dhe Luhanskut “u kopjuan” sipas modelit të shumë njohjeve të mëparshme të pavarësisë së Kosovës, të cilat kryesisht erdhën nga Perëndimi.

Në Perëndim, shumë sy përqendrohen te pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës (Spanjë, Sllovaki, Rumani, Greqi dhe Qipro). Kriza ukrainase ka inkurajuar shumë njerëz që të rrisin presionin ndaj tyre, duke shpresuar të pakësojnë ndarjet midis aleatëve perëndimorë, të paktën për këtë çështje.

Por vendi më afër njohjes së Kosovës nuk është asnjëri prej tyre, por Rusia. Asnjë prej tyre nuk ka arsye të reja për ta njohur Kosovën, por Rusia ka.

Pavarësia e një vendi duhet të shprehet me një vendim me shkrim, në të cilin kjo njohje është eksplicite dhe joambige.

Këtë do ta bëjë edhe Rusia; s’do u dridhet qerpiku. Dhe ata do ta bëjnë shumë përpara pesëshes së “të pabindur” të BE-së.

Nuk ka rëndësi që Kosova, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, e mbështet fuqishëm popullin ukrainas dhe Ukrainën, e cila nuk e njeh atë si shtet.

Në ndërkohë, Serbia është humbëse. Ashtu si gruaja e një abuzuesi të dehur që nuk do ta divorcojë dhe nuk do ta denoncojë për abuzim, sepse “ai është i mirë kur nuk pi” dhe ai e do atë.

Fatkeqësisht, varrezat janë plot me gra të tilla

COMMENTS

x