fbpx

Si bëhej mashtrimi me call center!? Viktimat investonin 250 euro, u tregoheshin fitime false

HomeLajmeShqiperi

Si bëhej mashtrimi me call center!? Viktimat investonin 250 euro, u tregoheshin fitime false

Fashikujt hetimorë të SPAK tregojnë se të huajt ju lanë mbi tavolinë autoriteteve shqiptare skemën se si u mashtruan përmes call centerave mijëra shtetas europianë dhe mandej se si u tjetërsuan miliona euro të zhvatura ndër vite, që si si fillim u depozituan në llogari bankare në vendet balltike dhe më pas humbën në valurë dixhitale.

Viktimave  që kontaktoheshin në telefon në prezantimin e parë u propozohej të investonin vetëm 250 euro për blerje aksionesh në Amazone me premtimin se  fitimi do të shumëfishohej shumë shpejt.

Në denoncimet pranë autoriteteve italiane, gjermane dhe spanjolle të mashtruarit pohojnë se panë në pak ditë që investimi ishte trefishuar dhe kjo i joshi ata për të fituar më tej që nuk ishte gjë tjetër vetëm një skemë në të cilën secili prej tyre vetëm humbi miliona.

Avokati Bledar Meminaj këmbëngul se operatorët që punuan me kontrata pune në këto call centera nuk mund të akuzohen për grup kriminal. Por se hetimi duhet të zbulojë protagonistët kryesorë të këtij aktivitet.

Bledar Meminaj:Depozita e parë 250 EUROSHI apo si quhet ndryshe FTD në gjuhën e operatorëve. Këtu fillon loja, pastaj viktima kalon tek operatori i dytë dhe i tretë që quhet first dhe është më i përgatitur.

Megjthatë nga 4 shtetas të arrestuar në Shqipëri për dy prej tyre drejtësia spanjolle kërkon t’i dorëzohen. Shtetasit Erind Pysqyli dhe Bernarldo Saracaj dyshohen se organizuan disa call centera prej nga ku u realizua telefonata mashtruese.

Bledar Meminaj: Viktima kërkon që një pjesë e fitimeve t’i kthehen mbrapsht, kjo gjë nuk ndodh. Ato para që ai shikon nuk kanë vajtur në konton e tij ku ai i shikon thjesht si numra, por janë kthyer në kriptomonedhë dhe nga kriptomonedhe zhduken.

Deri më tani Shqipëria është angazhuar në katër operacione ndërkombëtare për të goditur aktivitetin e paligjshëm të disa call centerave, të cilat lulëzuan krejt hapur jo vetëm në periferi por edhe rrugë kryesore ku  përmes njoftimeve ftoheshin qytetarët e papunë dhe që zotërojnë një gjuhë të huaj  për të punuar si operatorë. Por pavarësisht indicieve dhe të dhënave ky aktivitet ishte e pamundur të parandalohej./Top Channel