fbpx
HomeLajmeKosovë

Shumica e liderëve i thonë “Po” tryezës së përbashkët para takimit të 2 shtatorit në SHBA

Publicisti shqiptar në SHBA, Uk Lushi, ka thënë dhënë shpjegime rreth kërkesës së shqiptarëve të Amerikës për një tryezë të përbashkët të të gjithë liderëve institucionalë të Kosovës.

Lushi ka konfirmuar se joformalisht gati të gjithë përfaqësuesit politikë në Kosovë i janë përgjigjur kësaj ftese, transmeton Klan Kosova.

“Na nevojitet koordinim me shtetin e Kosovës dhe të jemi në gjendje që t’i arrijmë rezultatet sa më të larta. Njerëzit që përbëjnë këtë grup prej 25 vetave nuk janë përfaqësues të komunitetit. Jemi përfaqësues që vijmë nga një spektër shumë i gjerë dhe një këshill nismëtar për riorganizimin e komunitetit. Jemi të hapur për bashkëpunim me shoqata – ka rëndësi që komuniteti të riorganizohet”, është shprehur Lushi.

“Presim përgjigje pozitive nga të gjithë. Në takim do të shtrohen pozicionet se cilit subjekt dhe institucioneve të Kosovës. Nuk imponojmë agjendë por duam vetëm koordinim. Interesi i vetëm është interesi i shtetit të Kosovës. Do të ishte e pamençur nëse nuk pritet pozitivisht. Shumica e liderëve kanë miratuar në mënyrë joformale pjesëmarrjen, por po presim përgjigjen zyrtare”, shtoi ai.

“Kemi marrë përgjigje nga shumica. Jam më se i bindur se përgjigja do të jetë 100 përqind. Lobi serb po paguna miliona dollarë dhe nuk e kanë të drejtën në anën e tyre. Nëse nuk ka angazhim në teatrin e politikës ndërkombëtare gjërat nuk ndodhin vetvetiu”, theksoi në fund Lushi./lajmi.net

COMMENTS

x