fbpx

Shumë ushtarë rusë nuk mundën të largoheshin nga Khersoni dhe janë veshur me rroba civile, disa u mbytën rrugës gjatë tërheqjes

HomeLajmeBota

Shumë ushtarë rusë nuk mundën të largoheshin nga Khersoni dhe janë veshur me rroba civile, disa u mbytën rrugës gjatë tërheqjes

Një anëtar i Këshillit Rajonal Kherson ka thënë se forcat e armatosura ukrainase janë në fazën përfundimtare të rimarrjes së bregut perëndimor të lumit Dnipro.

Serhiy Khlan, një deputet i këshillit, tha se shumë ushtarë rusë nuk kishin mundur të largoheshin dhe kishin veshur rroba civile.

Më herë, Kremlini pretendoi se tërheqja e plotë e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson kishte përfunduar, transmeton Telegrafi.

Situata në qytetin Kherson pas tërheqjes së trupave ruse

Banorët e qytetit në Kherson po inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi ndërkohë që kryhen kërkimet për ndonjë ushtar të mbetur rus.

Gjithashtu u bë e ditur se shumë trupa ruse u mbytën derisa përpiqeshin të largoheshin nga Khersoni.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte trupat ruse duke u larguar nga Khersoni përmes urës lundruese poshtë asaj, Antonivka.

Siç raportohet, qyteti Kherson është pothuajse nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase. /Telegrafi