fbpx
HomeSport

Shtyhet ndeshja Drita-Inter Escaldes shkaku i vonesave për plotësimin e dokumentacionit për COVID-19

Është shtyrë për pak orë ndeshja para-kualifikuese e Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Inter Escaldes.

Drita ishte gati të niste kampanjën para-kualifikuese me ndeshjen ndaj Inter Escaldes me fillim nga ora 18:00.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në rregull dhe ndeshja duhet të shtyhet për një orë e gjysmë, pra pritet të fillojë nga ora 19:30.

Arsyeja e shtyrjes është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për COVID-19, pasi lojtari i Dritës, Fidan Gërbeshi rezultoi pozitiv në test.

Postimi pa ndërhyrje nga faqja zyrtare të Dritës

SHTYHET NDESHJA

Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.

Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet.

FC DRITA

/Telegrafi/

https://www.facebook.com/dritafcofficial/posts/1176953859355777

COMMENTS