Shqiptari Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo

HomeSportSporti vendor

Shqiptari Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo

Shqiptari Eklent Kaçi triumfoi në Kampionatin Botëror të bilardos me 10 bila të zhvilluar për disa ditë në Las Vegas. 22-vjeçari u shpall kampion në turneun me 64 lojtarë nga e gjithë bota. Eklent Kaçi mundi në finale japonezin Naoyuki Oi me rezultatin 10 – 6.

Një paraqitje mbresëlënëse e tij në këtë aktivitet të rëndësishëm që i solli edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për suksesin e arritur.

Eklent Kaçi është shpallur Kampion i Botës në bilardo me 9 bila në vitin 2018 në turneun e zhvilluar në Doha, pa harruar shumë aktivitete të tjera ndërkombëtare.

COMMENTS