fbpx

Shqiptarët që kthehen në Gjermani e kanë obligativ testin për COVID-19

HomeLajmeKosovë

Shqiptarët që kthehen në Gjermani e kanë obligativ testin për COVID-19

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë kaluar apo pritet t’i kalojnë pushimet në Kosovë, që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Kësisoj testi për COVID-19 është obligativ për ata që kthehen.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.

“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maska dhe higjienën.

COMMENTS