fbpx

Shqipëria në shënjestrën e Iranit, sulmet që u parandaluan e ato që goditën shtetin

HomeLajmeShqiperi

Shqipëria në shënjestrën e Iranit, sulmet që u parandaluan e ato që goditën shtetin

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Sulmi ka sjellë kaos në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku është punuar me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.

E njëjta situatë u paraqit edhe në Rinas, ku rënia e sistemit ngadalësoi regjistrimin në sportele duke krijuar radhë pasagjerësh në pritje.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport.

Ndërkohë që Ministria e Brendshme pak orë më vonë njoftoi se në 2 sportele të aeroportit është kthyer sistemi TIMS dhe po punohet për rikthimin e të tjerëve.

Sulmi i së shtunës vjen afro 2 muaj pas sulmit masiv kibernetik të 15 korrikut, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Dy javë pas sulmit, AKSHI riktheu në funksion faqet dhe më vonë të gjitha shërbimet e platformës e-Albania.

Por gjatë kësaj kohë një faqe internet e quajtur Homeland Justice publikonte mesazhe shantazhuese në Tëitter.

Në 20 korrik kryeministri Edi Rama do të njoftonte se të dyshuar për sulmin ishin dy vende jomiqësore me Shqipërinë.

Ndërsa në 7 shtator kryeministri njoftoi shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut qëndron Republika Islamike e Iranit.

Rama i kërkoi stafit diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Por këto nuk ishin të vetmet raste që Shqipëria ishte shënjestër e një sulmi të organizuar nga Irani.

Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm nga Kryegjyshatës Botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua.

Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.

Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë.

x