fbpx

Shqipëria në luftë me flakët, riaktivizohen zjarret në Krujë

HomeLajmeShqiperi

Shqipëria në luftë me flakët, riaktivizohen zjarret në Krujë

Situata e zjarreve në Shqipëroi është rënduar së tepërmi në 24 orët e fundit.

Pas Bukëmirës në Mirditë dhe ullishtës së Elbasanit, situata e rëndë paraqitet edhe në malet e Krujës.

Janë riaktivizuar flakët në fshatin Halil dhe Arrameras.

Burime për Abc bëjnë me dije se flakët po përpijnë çfarë tu dalë përpara, pasi po favorizohen edhe nga era.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse, dy nga Kruja dhe një që ka mbërritur nga Kamza për tu ardhur në ndihmë.

Ndërkohë që zjarret që kanë përfshirë Krujën mund të shihen edhe nga Tirana.