fbpx

Shpresë për zhbllokim: Avokati i popullit u dërgon draft-marrëveshje SBASHK-ut dhe Qeverisë

HomeLajmeKosovë

Shpresë për zhbllokim: Avokati i popullit u dërgon draft-marrëveshje SBASHK-ut dhe Qeverisë

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka pranuar një propozim nga SBASHK dhe palët tjera të përfshira në krizën e grevës në arsim.

Ky institucion ka bërë me dije se palëve u është ofruar një draft marrëveshje me të cilën ka propozuar zgjidhje të mundshme, të balancuar mbi bazën e qëndrimeve që ata kanë shpalosur.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin consensus”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

Njoftimi i plotë:

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj në kuadër të angazhimit si ndërmjetues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, njofton se:

Sot, Avokati i Popullit ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë.

Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus.

Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Në pritje të përgjigjeve nga palët, Avokati i Popullit do të mbaj të informuar publikun.

x