fbpx

Shprehen ngushëllimet për sulmin në Taksim! Erdogan falënderon Kosovën dhe shtetet tjera

HomeLajmeBota

Shprehen ngushëllimet për sulmin në Taksim! Erdogan falënderon Kosovën dhe shtetet tjera

Presidenti turk, Tayip Erdogan, ka falënderuar shtetet që i shprehën ngushëllime për sulmin me bombë në sheshin Taksim që la të vdekur disa persona, e të lënduar dhjetëra të tjerë.
Në mesin e shteteve që Erdogan ka falënderuar është edhe Kosova.

“Dua të shpreh falënderimin tim për të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan për sulmin terrorist në Rrugën Istiklal, ndanë me ne dhimbjen dhe shprehën ngushëllimet e tyre”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Aty, Erdogan ka publikuar fotografitë e shteteve që kanë reaguar, në mesin e të cilave është edhe Kosova. /Lajmi.net