fbpx

Shpiket spreji i hundës që mbron nga koronavirusi

HomeLifestyleShendetësi

Shpiket spreji i hundës që mbron nga koronavirusi

Një spraj hundësh me antitrupa sintetikë, të cilët besojnë se do të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, është shpikur nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, në San Francisko.

Ekipi i drejtuar nga Michael Schoof krijoi molekulën sintetike që “pengon mekanizmin kryesor të SARS-CoV-2 që lejon që virusi të infektojë qelizat tona,” sipas një raporti në faqen e internetit të universitetit.

Një studim i postuar në serverin bioRxiv thotë se eksperimentet duke përdorur virusin tregojnë se molekula është ndër antiviralet më të fuqishëm kundër COVID-19.

Ndonëse nuk është një vaksinë tradicionale, studiuesit besojnë se një sprucim në ditë me antitrupat sintetikë, të quajtur “AeroNabs”, nga një spraj hundësh ose pompë mund të ofrojnë mbrojtje nga virusi vdekjeprurës deri sa një vaksinë të bëhet e disponueshme, sipas 7 News.

Këto molekula janë më të vogla se antitrupat njerëzorë, dhe mund të manipulohen për të kryer detyra specifike – siç janë lidhja e tyre me proteinat në formë kurorash të koronavirusit.

“Është si një çark për minjtë. Molekula lidhet me njërën nga këto proteina të koronavirusit dhe nuk e leshon më kurrë, “tha Manglik.

COMMENTS

x