Shpërthimi i zjarrit në Spitalin e Tetovës, jep dorëheqje zëvendësministri i Shëndetësisë

HomeLajmeMaqedoni e veriut

Shpërthimi i zjarrit në Spitalin e Tetovës, jep dorëheqje zëvendësministri i Shëndetësisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, kjo pas shpërthimit në Spitalin e Tetovës.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje me procedurat e spitalit modular.

Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, ka thënë Hasani.

COMMENTS