fbpx
HomeRajoni

Shpërthim në Podgoricë, një i vdekur

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit të një makine në Podgoricë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 më 17 janar.

Pas hetimeve, policia ka njoftuar se “J.Sh. (41) nga Cetinja ka mbetur i vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur në vendbanimin Toloshi të Podgoricës.

“Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të kompetencës, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes në të cilën mbeti i vrarë një person”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mediat në Mal të Zi kanë hedhur dyshime se shpërthimi mund të jetë pjesë e konfliktit të vazhdueshëm mes bandave kriminale në këtë shtet, por këtë hipotezë nuk e kanë konfirmuar zyrtarët.

COMMENTS

x