Shpenzimet e Ministrit Peci për dreka zyrtare dhe pije janë 0.00 euro

HomeLajmeKosovë

Shpenzimet e Ministrit Peci për dreka zyrtare dhe pije janë 0.00 euro

Në disa media media është raportuar se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar afro rreth 80 mijë euro për pije. Por, nga kabineti i ministrit Peci thonë se lajmi është tërësisht i pavërtetë.

Madje, këshilltarja e ministrit Peci, Flutur Mustafa ka thënë se ministri i Bujqësisë nuk e shfrytëzon as reprezentacionin mujor që është në vlerë prej 500 eurosh, ani pse i takon me ligj.

“Duke u nisur nga disa shkrime dhe publikime tendencioze në portale pa reputacion si dhe deklarata të disa deputetëve në lidhje me shpenzimet për pije të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më lejoni që t’iu njoftoj se shpenzimet e Ministrit Faton Peci për dreka zyrtare dhe pije janë 0.00 euro.

Se Ministri Faton Peci nuk është ithtar i shpenzimeve të panevojshme e dëshmon edhe mos-shfrytëzimi i së drejtës për reprezentacion mujor në vlerë prej 500 euro, e drejtë kjo që i takon me ligj” shkruan këshilltarja Mustafa në reagim./Indeksonline/

COMMENTS