fbpx

Shpend ​Ahmeti kritikon masat e qeverisë: “Në përgjithësi këto masajanë jo logjike, e posaqërisht ora policore”

HomeKosovë

Shpend ​Ahmeti kritikon masat e qeverisë: “Në përgjithësi këto masajanë jo logjike, e posaqërisht ora policore”

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendosjes së masave të reja antiCOVID-19 në kohën kur vendi po vazhdon të shënojë numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se masat e shtrënguara posaçërisht ora policore janë masa jo logjike të padëshmuara që funksionojnë.

“3.000 raste të reja, një viktimë dhe përqindje e ulët e hospitalizimeve. Vaksina po funksionon sepse numri i hospitalizimeve dhe vdekjeve është shumë i ulët si përqindje. Mbi-reagimet për nga shëndeti fizik nuk bëjnë dëm, por kanë kosto ekonomike e psikologjike”, shkruan ai.

Ndryshe, sipas masave të reja ora policore do të jetë në fuqi nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa gastronomia do të punojë deri në 21:00.

Kosova sot ka shënuar 2.957 raste të reja, ndërsa ky numër dje ka qenë 3.206.

COMMENTS

x