Shpallet gjendje emergjente në Deçan

HomeLajmeKosovë

Shpallet gjendje emergjente në Deçan

Komuna e Deçanit ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit, pas qindra rasteve të qytetarëve që janë helmuar.

Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.

Më tutje në vendim thuhet se drejtoritë si ajo e Shëndetësisë, e Financave, Drejtoria për Mbrojtje, Njësia e Zjarrfikëse, Inspekcioni, QKMF-ja si dhe KRU Hidrodrini e NPL Higjiena, janë të obliguar të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Deçanit.

Vendimi i sotëm i Komunës së Deçanit vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime dhe ka kërkuar kryerjen e obduksioneve për dy persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga Deçani, për shkak të situatës me helmimet e fundit të raportuara në këtë komunë.

Komuna e Deçanit gjithashtu këtë të martë ka marrë vendim për ndarjen e 5 mijë eurove, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

Që nga dita e diel në këtë komunë janë raportuar mbi 800 raste të cilët dyshohet se kanë pasur simptoma të njëjta derisa u ngritën dyshimet për helmim nga uji i pijes.

IKSHPK-ja dhe MSH-ja mbrëmë përmes një konference për media kanë të ditur kanë nisur të kryejnë analizat laboratorike dhe se nga analizat e para të kryerja janë gjetur dy mostra të dyshimta.

COMMENTS