Shoferi nga pakujdesia godet me veturë 11-vjeçaren në Prizren

HomeLajmeKosovë

Shoferi nga pakujdesia godet me veturë 11-vjeçaren në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:40 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, ku një veturë ka goditur një vajzë të mitur.

Sinjali mëson se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferit, i cili kishte goditur 11-vjeçaren teksa po kalonte rrugën.

Vajza e vogël ka pësuar lëndime trupore, për çka është dashur që të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

COMMENTS

x