fbpx

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Covidi doli nga një laborator ushtarak

HomeLajmeBota

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Covidi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, që u largua në fshehtësi nga Kina për në SHBA, u shpreh që koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

Doktoresha kineze tregon se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu.

“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”, tha Li për mediat britanike.

Më tej ajo tregon se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill.

“E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong”, përfundoi doktoresha kineze.

COMMENTS

x