fbpx

Shifrat e frikshme nga Covid-19 në botë, një person vdes çdo 15 sekonda

HomeLajmeBota

Shifrat e frikshme nga Covid-19 në botë, një person vdes çdo 15 sekonda

Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit e ka tejkaluar shifrën 700 mijë këtë të mërkurë, sipas një raporti të Reuters, me Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Indinë dhe Meksikën që kryesojnë listën.

Sipas llogaritjeve të Reuters të bazuar në të dhënat nga dy javët e kaluara, gati 5900 persona vdesin çdo 24 orë mesatarisht nga Covid-19. E thënë ndryshe me 247 persona në orë, ose një person në çdo 15 sekonda.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 155 mijë persona kanë ndërruar jetë, në mes të një përgjigje të prerë për krizën e shëndetit publik që nuk ka arritur që të ndalojë rritjen e rasteve.

“Ata po vdesin, është e vërtetë. Është ajo çfarë është. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk po bëjmë gjithçka që mundemi. Është nën kontroll aq sa mund ta kontrolloni atë. Kjo është një plagë e tmerrshme”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë me uebfaqen e lajmeve “Axios”.

Ndërsa në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro ka minimizuar peshën e masave të pandemisë dhe ka kundërshtuar bllokimin, edhe pse ai dhe disa nga kabineti i tij rezultuan pozitiv me Covid-19.

Fillimisht pandemia ishte më e ngadaltë për të arritur në Amerikën Latine, e cila është shtëpia e rreth 640 milionë njerëzve. Por zyrtarët që atëherë kanë luftuar për të kontrolluar përhapjen e virusit për shkak të varfërisë së rajonit.

COMMENTS