Sheshel tregon nëse nxënësi i tij, Vuçiq, mbante pushkë apo çadër gjatë rrethimit kriminal të Sarajevës (Video)

1 minute, 5 seconds Read

I ftuar në një emision, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë rrethimit të Sarajevës nuk ka pasur pushkë, por çadër.

Gjegjësisht, është një video nga viti 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës, në të cilën shihen krimineli Vojislav Sheshel dhe Vuçiq, pranë ushtarëve serbë.

Ndërsa Sheshel përshëndet ushtarët serbë, Vuçiq largohet nga kuadri, por mban diçka që i ngjan një pushke në dorë.

Ai pretendon se mbante një çadër.

Vojislav Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe, anëtar i së cilës ishte Vuçiq, sidomos gjatë luftërave të viteve ’90, fillimisht i tha Danasit se nuk i kujtohet se për cilën video bëhet fjalë.

Mirëpo, kur iu shpjegua, ai tha se nuk ishte pushkë.

Ai (Aleksandar Vuçiq) nuk ka mbajtur kurrë armë kur ka shkuar me mua dhe ka shkuar shumë herë”, ka theksuar Sheshel për Danas.

Përveç pushkës apo çadrës, Vuçiqin e ka lënduar edhe “fotomontazha” që ia kanë vënë në duar një “gajbe” me birra që ia bart Sheshelit dhe Tomislav Nikoliqit.

“Po gënjejnë. Unë nuk solla birra për Sheshelin, sepse Shesheli nuk pi birrë”, ka thënë më herët Vuçiqi./Ballkani.info

Publikime te ngjashme