fbpx

Sherri mes shqiptarëve, ky është 23-vjeçari që mbeti i vrarë në mes të rrugës

HomeLajmeShqiperi

Sherri mes shqiptarëve, ky është 23-vjeçari që mbeti i vrarë në mes të rrugës

Festa mes shqiptarëve në një lokal, disa gota më shumë, e ndoshta edhe një ngacmim në drejtim të një vajze, dyshohet se u bënë shkak për një ngjarje tragjike mbrëmjen e së premtes në Turbigo të Italisë.

Si pasojë i këtij sherri një djalë i ri, 23-vjeç mbeti i vrarë. Së fundmi mediat italiane raportuan se bëhet fjalë për Emanuel Rrokun, ndërsa kanë publikuar edhe fotografitë e të ndjerit. Edhe pse 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrin dhe për pasojë ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Ndërkohë autori i krimit të rëndë është një 34-vjeçar. Miqtë e viktimës e dhunuan aq rëndë atë sa përfundoi në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nga të shtënat me armë i plagosur ka mbetur edhe një 30-vjeçar. Plumbi atë e ka kapur në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Emanuel Rroku

Përplasja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 në qendër të komunës së vogël që ndodhet në provincën e Milanos. 3 shqiptarët e përfshirë në të shtënat me armë ishin pjesë e një grupi të përbërë nga dhjetëra bashkëkombës. Nën efektin e alkoolit dhe për shkaqe banale, sherri shpërtheu në të shtëna me armë në rrugë.

Sipas të dhënave të deritanishme të hetuesve, 34-vjeçari nxori pistoletën duke plagosur fillimisht në këmbë 30-vjeçarin. Personat e tjerë që ndodheshin në festë, rrethuan autorin i cili vijoi të qëllonte me armë. Pikërisht në këtë moment një prej plumbave kapi në qafë 23-vjeçarin Emanuel Rroku, i cili gjeti vdekjen pak orë më pas në spitalin e Legnano-s.

Arma e përdorur në këtë ngjarje, një pistoletë e kalibrit 6,35 ishte e denoncuar e zhdukur në 2017-n, në provincën e Como-s.

Vrasësi i dyshuar u neutralizua nga miqtë e viktimës, që e goditën me shkelma e grushta derisa mbërritën karabinierët e Legnano-s dhe e arrestuan. Ai u dërgua më pas në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet mësohet se kanë marrë dëshmi të shumta dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

x