fbpx

Shënoi kombi i tij, çmendet komentatori arab pas golit të dytë

HomeLajme

Shënoi kombi i tij, çmendet komentatori arab pas golit të dytë

Kombëtarja e Arabisë Saudite padyshim që do të mbahet mend për këtë fitore të marrë ndaj Argjentinës së Messit me rezultatin 1-2.

Vëmendjen në fakt e mori autori i golit të dytë për Arabinë Saudite, Al Daësari pasi nga jashtë zone lëshoi një goditje potente duke shtangur portierin argjentinas Martinez dhe duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.

Gjatë transmetimit live, komentatori i ndeshjes po nga Arabia Saudite, nuk e ka përmbajtur veten në momentin e golit duke shpërthyer në emocione. Ai thirri me të madhe “Allah, Allah, Allah” duke festuar me të madhe këtë gol historik.