fbpx

Shenjat e para të Rusisë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën! Pas propozimit të Erdoganit, Putin pranon që Iufta në Ukrainë të përfundoj “sa më shpejt”

HomeLajmeBota

Shenjat e para të Rusisë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën! Pas propozimit të Erdoganit, Putin pranon që Iufta në Ukrainë të përfundoj “sa më shpejt”

Pas propozimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Putin pranon që Iufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton Kosova Post.

Ai i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në një samit në Uzbekistan, gjatë bisedimeve me kryeministrin indian Narendra Modi, shkruan Skynews.

“Unë e di që epoka e sotme nuk është një epokë Iufte dhe unë kam folur me ju në telefon për këtë”, i tha Modi udhëheqësit rus, duke shtuar se tani nuk ishte koha për konflikt me shqetësimet rreth ushqimit karburantit dhe sigurisë.

Putin tha se i kuptonte shqetësimet e kryeministrit indian për konfliktin në Ukrainë.

“Unë e di për pozicionin tuaj në lidhje me konfIiktin në Ukrainë dhe unë e di për shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

x