Sheiku i organizatës së dyshimtë islame reagon ashpër pasi Kosova dhe Izraeli njohen njëra-tjetrën

HomeBota

Sheiku i organizatës së dyshimtë islame reagon ashpër pasi Kosova dhe Izraeli njohen njëra-tjetrën

Sekretari i organizatës së dyshimtë islame, Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, Ali Al Qaradaghi ka thënë se vendimi i Kosovës për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem pasi u dha lajmi se Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike është thikë pas shpine për myslimanët.

Në një reagim, ai ka shkruar se ky vendim i shtetit të Kosovës, i sfidon të gjithë popujt myslimanë që qëndruan pranë saj në luftën kundër serbëve, shkruan Reporteri.

Tutje ai ka shkruar se ka qenë edhe vet në Kosovë gjatë luftës për të shpërndarë ndihma humanitare, gjersa thotë se vendimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem është thikë pas shpine për palestinezët dhe të gjithë myslimanët.

“Kosova është iluzion i marrëveshjes dhe realitet i ndarjes…

Është e dhimbshme që Kosova ka vënë para marrëveshjen me pushtetin pushtues, dhe vendimi për hapjen e ambasadës së saj në Al-Quds al-Sharif sfidon të gjithë popujt myslimanë që qëndruan me Kosovën kur luftuan kundër serbëve.

Unë personalisht isha atje për të shpërndarë ndihma humanitare, dhe një herë një raketë serbe gati sa na vrau.
Kjo qe beri Kosova është një thikë tjetër pas shpine palestinezët dhe të gjithë myslimanet dhe shpërblim për shtetin pushtues kundër Al-Aksas, Jerusalemit dhe pjesës tjetër të territoreve palestineze.

Duket se qeveria aktuale e Kosovës po kërkon një mirazh të mirësisë së pushtimit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë ku Qaradaghi është sekretar është shpallur organizatë terroriste nga disa vende myslimane të lindjes, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

COMMENTS

x