fbpx

Shefqet Krasniqi padit Blerim Latifin për shpifje

HomeKosovëFetare

Shefqet Krasniqi padit Blerim Latifin për shpifje

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka paditur profesorin universitar, aktualisht panelist në T7 Blerim Latifin.

Në dokumentin e siguruar nga RTI, thuhet se Krasniqit i është cenuar personaliteti dhe i është dëmtuar imazhi.

“Paditësit Shefqet Krasniqit i është cenuar rëndë përsonaliteti moral, shpirtëror, familjar, shoqëror, kolegial e publik. Shpifja në emër të lirisë së shprehjes që cënon rëndë dinjitetin moral dhe veprimtarinë intelektuale të personit tjetër, nuk përbën liri të shprehjes, ngase kufiri i lirisë së shprehjes dhe shpifjes qëndron në dëmtimin e reputacionit të personit tjetër. Në këtë rast, reputacioni i të paditurit është atakuar rëndë, pasi që akuza apo shpifja përmban terme dhe pohime të rënda, si “prapa tij qendrojne miliona euro dhe dollare, për të përhapur islamin politik dhe vehabizmin si dhe për të deziorentu shoqerine” thuhet në dokumentin e siguruar nga RTI.

” alt=”” aria-hidden=”true” />
Kujtojmë se, ditë më parë në emisionin “Pressing” në T7, Blerim Latifi akuzoi hoxhë Shefqet Krasniqin se “prapa tij qëndrojnë miliona euro dhe dollarë, për të përhapur islamin politik dhe vehabizmin”.