Connect with us

Bota

Shefi i NATO-s u bënë thirrje shteteve anëtare që të furnizojnë më më shumë armë Ukrainën!

Publikuar

me

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, NATO u ka kërkuar sot shteteve anëtare që të konsiderojnë furnizimin me më shumë armatim për Ukrainën.

“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në interesin tonë të sigurisë që të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë”, tha ai.

Stoltenberg tha se është e rëndësishme që Ukraina të merr municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja ishte “shumë e madhe”, raporton skynews.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u kërkoi udhëheqësve perëndimorë një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të përballuar pushtimin rus.

Gjithashtu, SHBA javën e kaluar ndau gati dy miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër aeroplanëve, raketave lundruese dhe balistike.

Stoltenberg këmbënguli se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte mënyra më e shpejtë për të arritur paqen.

“Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve – ndoshta edhe kjo luftë – por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet nga situata ushtarake”, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta në infrastrukturë.

Reklama