fbpx

Shefi i grupit të PDK-së punësohet si infermier në QKMF në Prizren

HomeLajmeKosovë

Shefi i grupit të PDK-së punësohet si infermier në QKMF në Prizren

Kryetari i Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Adrit Krasniqi është pranuar si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Konkursi ishte shpallur me 23 qershor të vitit 2022 për punësimin e dy infermierëve.

Krasniqi në këtë konkurs është radhitur i dyti me më së shumti pikë, 87.5 sosh, ndërsa në vendin e parë është radhitur Mirsada Krasniqi më 89 pikë.

Gazeta Nacionale ka tentuar të komunikoj me Krasniqin, mirëpo deri në publikin e këtij artikulli i njëjti nuk është përgjigjur.

Rezultatet përfundimtare me shkrim dhe intervistës, komisioni i ka shpallur me datën 11 nëntor 2022, pesë muaj pas shpalljes së konkursit.

Ky konkurs kishte mbi 80 aplikantë, ku prej tyre 35 kaluar testin me shkrim, ndërsa 28 nuk e kishin kaluar, 12 kanë munguar në test dhe tetë nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit.

Pas kësaj 35 aplikantë kanë fituar kushtin për intervistë, ku 25 kanë marrë pjesë.

Ditë më parë, Adonis Totaj është pranuar në punë në kompaninë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren.

Adonis është djali i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt, i cili kishe dalë i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”./nacionale.com