fbpx

SHBA: Status Quo-ja është e pa qendrueshme! Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë urgjentisht marrëveshjën për njohje reciproke!

HomeLajmeKosovë

SHBA: Status Quo-ja është e pa qendrueshme! Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë urgjentisht marrëveshjën për njohje reciproke!

Ka përfunduar vizita e përbashkët e përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përmes një njoftimi në rrjete sociale këtë vizitë e ka konsideruar si produktive.

“SHBA mbështet fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe dialogu është mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për t’iu ofruar qytetarëve të saj një të ardhme evropiane”, njofton ambasada përcjell Telegrafi.

“Status quo-ja është e paqëndrueshme. Ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që do të përfundonte me njohje reciproke”.

“Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, thuhet tutje në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Të dy të dërguarit e posaçëm i dhanë fund sot një vizite në Kosovë, dhe pasdite janë nisur për Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga e hëna Escobar dhe Lajçak ata janë takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar rrjedhën e mëtejme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./Telegrafi

COMMENTS

x