fbpx

SHBA: “Putin është në krizë, pasi forcat e tyre po dështojnë në veri e në lindje të Ukraines”

HomeLajmeBota

SHBA: “Putin është në krizë, pasi forcat e tyre po dështojnë në veri e në lindje të Ukraines”

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë seriozisht kërcënimin bërthamor të bërë më herët gjatë ditës së sotme nga Vladimir Putin. Nëse Rusia do të arrinte në atë pikë sa të përdorte armë bërthamore, pasojat do të jenë të rënda.”

Ka qenë ky reagimi i SHBA-ve pas deklaratave të bëra sot nga presidenti rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby shtoi se SHBA vijon të monitorojë pozicionin strategjik të armikut për të parë nëse është e “përshtatshme të ndryshojmë tonin.”

Për momentin nuk ka shenja se duhet ta bëjmë këtë,” shtoi ai, duke përsëritur se qëndrimi i Rusisë ndaj energjisë bërthamore është i papërgjegjshëm.

Po ashtu, Kirby u shpreh se fjalimi i mbajtur këtë mëngjes nga lideri rus është një shenjë se ai ndodhet në krizë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby tha për ABC News se forcat e Moskës janë në krizë veçanërisht në veri dhe lindje të Ukrainës.

“Ne e prisnim thirrjen e rezervistëve, Putini po i bën edhe ushtarët e plagosur të luftojnë”, tha Kirby.

x