SHBA: Pavarësia e Kosovës është një e vërtetë, pozicionet tona nuk përcjellën me “like”

1 minute, 23 seconds Read

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas një pëlqimi të asaj në Beograd, i cili më vonë u largua, në një postim ku figuronte deklarata e presidentit për çnjohje të Kosovës. Nga kjo ambasadë kanë thënë se sovraniteti i Kosovës mbetet një e vërtetë.

Kështu kanë deklaruar ata me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Twitter’, të cilët kanë thënë se qëllimi primar i tyre është në mbështetjen e Kosovës në rrugën evropiane dhe integrimin në strukturat euro-atlantike, shkruan Demokracia.com.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është një e vërtetë. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo ka vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës së SHBA në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që përcjellen – jo nga një “like” në media sociale”, përfundon qëndrimi i SHBA-së.

Publikime te ngjashme