fbpx

ShBA parashikon kohën se kur Rusia do ta përdorë forcën ushtarake kundër Ukrainës

HomeLajmeBota

ShBA parashikon kohën se kur Rusia do ta përdorë forcën ushtarake kundër Ukrainës

Nga mesi i shkurtit, sipas nënsekretares amerikane, Rusia do të përdorë forcë ushtarake ndaj Ukrainës.

“Nuk kam ide nëse ai e ka marrë vendimin përfundimtar, por ne qartazi i shohim të gjithë treguesit se ai do ta përdorë forcën ushtarake dikur ndoshta mes kohës së tanishme dhe mesit të shkurtit”, tha Wendy Sherman.

Ajo u takua në fillim të muajit me homologun rus. Sherman dhe pala ruse u munduan që të gjejnë një zgjidhje për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sherman tha Putini mund t’i përdorë Lojërat Olimpike që do të mbahen në Pekin si moment për pushtimin e Ukrainës.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se Lojërat Olimpike të Pekinit fillojnë më 4 shkurt, ceremonia hapëse, dhe Presidenti Putin pritet të jetë atje. Mendoj se ndoshta Presidenti Xi Jinping (i Kinës) nuk do të ishte i mahnitur, nëse Putini do ta zgjidhte atë moment për ta pushtuar Ukrainën, prandaj kjo mund të ndikojë në kohën dhe në mendimet e tij”, shtoi ajo./GazetaSinjali

COMMENTS

x