fbpx

SHBA: Mbi 400 caqe ruse u shkatërruan me HIMARS

HomeLajmeBota

SHBA: Mbi 400 caqe ruse u shkatërruan me HIMARS

Me ndihmën e sistemeve raketore HIMARS, trupat ukrainase i goditën mbi 400 caqe ruse, njoftoi kreu i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Mark Milley, raportoi BBC-ja të enjten.

Ai njoftoi se rezultatet janë reale, e Ukraina ia doli të kishte sukses me HIMARS-ët.

“Ne shohim rezultate reale dhe të matshme në Ukrainë, falë përdorimit të këtyre sistemeve. Për shembull, ukrainasit goditën rreth 400 objektiva me ndihmën e HIMARS. Ato patën efekt shkatërrues”, deklaroi Milley.

Ai shtoi se forcat ukrainase po i vazhdojnë ofensivat ndaj trupave ruse, e përparimi sipas tij “është i qëndrueshëm”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten në takim me Sekretarin e Shtetit amerikan, Anthony Blinken, se furnizimet amerikane do ta ndihmojnë Ukrainën në rifitimin e territoreve.

Sipas autoriteteve amerikane, asnjë HIMARS nuk u shkatërrua nga trupat ruse. Sulmi nëpërmjet këtij sistemi raketor mund të shkojë deri në 84 kilometra ose më shumë, gati tri herë më tepër se rrezet e raketave të tjera.

Raketat drejtohen nëpërmjet sistemit “gps”.

x