fbpx
HomeLajmeBota

ShBA-ja shënon mbi 1,300 viktima të koronavirusit për një ditë

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 64,201 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 5.31 milionë persona.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 168,446 persona, që është më e madhja në botë. Në 24 orët e kaluara u regjistruan 1,336 viktima të reja.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Për ta bërë një krahasim të situatës, më 15 qershor në ShBA ishin regjistruar më pak se 20,000 raste të reja për 24 orë.

COMMENTS

x