fbpx

SHBA edhe zyrtarisht urdhëron familjarët e stafit të ambasadës të largohen nga Ukraina

HomeBota

SHBA edhe zyrtarisht urdhëron familjarët e stafit të ambasadës të largohen nga Ukraina

SHBA zyrtarisht urdhëruan largimin e familjarëve të stafit në ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë, mes tensioneve të vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Më 23 janar 2022, Departamenti i Shtetit autorizoi largimin vullnetar të punonjësve të SHBA-së me angazhim të drejtpërdrejtë (USDH) dhe urdhëroi largimin e anëtarëve të kualifikuar të familjes (EFM) nga Ambasada në Kiev për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të veprimeve ushtarake ruse”, thuhet në një njoftim të ambasadës.

“Qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të konsiderojnë nisjen tani duke përdorur transporte komerciale ose opsione të tjera private”, thuhet gjithashtu në njoftim.

Situata e sigurisë rreth “kufijve të Ukrainës, në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia janë të paparashikueshme dhe mund të përkeqësohen shpejt”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ka raporte se Rusia po planifikon “aksion të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës”.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, në një veprim që nuk ka marrë kurrë njohje ndërkombëtare dhe që është dënuar si i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

Rusia kohët e fundit grumbulloi dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit lindor të Ukrainës, duke shkaktuar frikën se Kremlini mund të planifikonte një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.

Moska ka mohuar se po përgatitet për të pushtuar, duke pretenduar se trupat e saj janë atje për stërvitje.

COMMENTS

x