fbpx

Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tri ditë radhazi, rastin e paraqet në polici

HomeLajmeKosovë

Shaqir Totaj kërcënohet përmes telefonit nga Zafir Berisha për tri ditë radhazi, rastin e paraqet në polici

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj së fundmi është kërcënuar përmes telefonit nga kryetari i Nismës në këtë komunë, Zafir Berisha.

Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti është paraqitur dje në polici.

“Me datën  25.06.2022,viktima  ka raportuar rastin ne polici se ka qenë I kanosur  përmes  telefonit nga një I dyshuari Z.B për tre dite . Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit . Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, tha Gashi.

Ai shtoi se rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale ne Prizren.

Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, por i njëjti as nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.

Përmes një përgjigje me shkrim Totaj ka thënë se ndodhet jashtë vendit.

“Jam jashtë Kosovës zyrtarisht”, ka deklaruar Totaj.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin e Nismas, Zafir Berisha por i njëjti nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Ndryshe Sinjali ka raportuar se Berisha dyshohet t’i ketë thënë Totajt se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre.

Ai madje raportohet se ka “paralajmëruar” të parin e Prizrenit se nuk do ta lë më kaq, me pretendimet se Totaj e ka shfrytëzuar atë gjatë fushatës zgjedhore./Telegrafi

COMMENTS

x