Ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie është planifikuar atentat.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj partie Kujtim Shala, duke u bazuar në informacionet e shërbimeve inteligjente një vendi të Bashkimit Evropian.

I pyetur nëse motivi ishte fetar, Shala në RTV Dukagjini ka thënë se motivi i këtij planifikim atentati ka qenë politik.

“Nga informacionet që kemi marrë ne e që bazohet në përgjimet për të cilat po flas unë, motivi është i pastër politik, pra është i qartë i thënë, i artikuluar dhe i elaboluar. Për këtë, ne kemi njoftuar sot Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit si dhe miqtë tanë ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare dhe çështja po trajtohet në disa nivele”, ka deklaruar ai./Telegrafi/