fbpx

Shala: Kërkesat e sindikatave nuk mund ta bankrotojnë shtetin

HomeLajmeKosovë

Shala: Kërkesat e sindikatave nuk mund ta bankrotojnë shtetin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka thënë se Qeveria e Kosovës me realizimin e kërkesave të SBASHK’ut nuk mund të bankrotojë.

Shala në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se shteti i Kosovës nuk mund të bankrotojë për rreth 32 milionë euro. Ai thotë se qeveria është duke dhënë qindra, miliona euro pa adresë.

“Po japin qindra miliona euro pa adresë. Në anën tjetër argumentojnë që janë rritur të hyrat, që buxheti qështë 12 për qind më i lartë, në të vërtet nuk është rezultat i rritjes së ekonomisë, por i rritjes së inflacionit. Dmth jo që smund të bankrotojë shteti për rreth 32 milionë euro, por shteti sot është më i pasur se asnjëherë.

Janë plotësisht kontradiktorë, kërkesat janë të përballueshme”, tha Shala.

x