fbpx

Sërish s’ka kuorum për Projektligjin që vendos çmim tavan për produktet bazë

HomeLajmeKosovë

Sërish s’ka kuorum për Projektligjin që vendos çmim tavan për produktet bazë

Qeveria nuk ka arritur sërish që të kaloj në shqyrtim të parë Projektligjin me të cilin parashihet të vendoset çmim tavan për produktet bazë.

Në votim morën pjesë 57 deputetë, ku të gjithë ishin pro, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në bazë të rregullores së re të kuvendit, votimi i këtij projektligji kalon në seancën e ardhshme.