Situata në veri po vazhdon të jetë e tensionuar një ditë para fillimit të zbatimit të reciprocitetit ndaj Serbisë në çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.
Ndërkohë siç edhe është parë nga televizionet të cilat po raportojnë live nga veriu, është bërë e ditur se janë lëshuar sërish sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut.
Ato janë dëgjuar edhe në Jug.
Demokracia.com ka raportuar sot se Njësia e Reagimit të Shpejt tashmë janë nisur drejt veriut të Kosovës, derisa u është bërë thirrje të gjitha njësive nëpër komuna që të mobilizohen në veri.
Po ashtu Demokracia.com ka siguruar edhe pamje të Njësisë Speciale duke shkuar drejt veriut.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Sipas Policisë së Kosovës deri tek vendimi për mbylljen e qarkullimit në këto pika kufitare është bërë pasi serbët kanë bllokuar rrugët në drejtim të këtyre pikave të kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak.
COMMENTS